Certifikimi i parë BREEAM në Shqipëri i jepet Park Avenue Tower!
Park Avenue Tower në Tiranë është projekti i parë për zyra në Shqipëri që siguron certifikimin BREEAM Design Stage me vlerësimin shkëlqyeshëm, sipas standardeve Europiane për pronat tregtare.
Certifikata jo vetëm që konfirmon integrimin e zgjidhjeve të qëndrueshme në projektimin teknik të ndërtesës, por shërben si një shembull i rritjes së ndërgjegjësimit të investitorëve vendas mbi metodat e qëndrueshme të ndërtimit në nivel Europian.
Proçesi i certifikimit u krye nga ekspertë të Colliers Poloni dhe zyrës së Colliers në Shqipëri.
E vendosur në qendrën e re urbane të Tiranës, Park Avenue Tower është një ndërtesë shumëkatëshe që do të jetë pjesë e një projekti me funksion miks. Me gati 13,000 m2 hapësirë zyrash, kulla është e pajisur me sisteme të avancuara, pajisje të lehta për përdorim, dhe zgjidhje moderne pro-ekologjike që synojnë të sigurojnë një nivel të lartë rehatie për përdoruesit, duke kontribuar pozitivisht në mjedis.
Jane Goddard, Zëvendës CEO dhe Shefe e Marketingut në BRE, u shpreh se: “Me ndërtesën e saj të parë të certifikuar BREEAM, Shqipëria do të jetë në gjendje të promovoj vlerën e metodave të qëndrueshme të ndërtimit tek palët e interesuara lokale, ndërkohë që do të përfitoj nga qasja gjithëpërfshirëse e BREEAM për të arritur objektivat mjedisore, sociale & qeverisëse (ESG), shëndetin dhe impaktin zero të çlirimit të dioksidit të karbonit.
“Park Avenue Tower ka vendosur tashmë një standard shumë të lartë në tregun e pasurive të paluajtshme tregtare të qëndrueshme në këtë pjesë të Europës,” tha Edyta Chromiec, Drejtore e Asociuar në Këshillimin Strategjik ESG, Colliers Poloni.
Karakteristikat e qëndrueshme të Park Avenue Tower
Dizajni i Park Avenue Tower përmban një sërë risish për të nxitur një mjedis të brendshëm të shëndetshëm, duke përfshirë instalimin e sistemeve të ventilimit me performancë të lartë që minimizojnë ndotjen e ajrit, si dhe ndriçimin optimal natyror dhe artificial që siguron rehati vizuale dhe pamje për përdoruesit.
Park Avenue Tower njeh dhe inkurajon masa efektive për përdorim të sigurt. Ajo plotëson kërkesa të larta aksesueshmërie për ndërtesën dhe dizajni i saj gjithëpërfshirës siguron që ndërtesa të ketë në vëmendje këmbësorët, çiklistët dhe individët me aftësi të kufizuara.
Sipas analizës së Colliers, rritja e prezencës së standarteve ESG në pronat e paluajtshme Europiane, veçanërisht në vendet e Bashkimit Europian, ka pasur një ndikim të rëndësishëm në këtë industri. Përkrahja e vlerave mjedisore, sociale dhe të qeverisjes (ESG) jo vetëm që rrit statusin etik të sektorit, por gjithashtu forcon qëndrueshmërinë e tij.