Përmes fushatës #MeetTheOrions duam t’ju prezantojmë me njerëzit, puna e të cilëve ndër vite e ka çuar Orion në një nivel tjetër! Pa përkushtimin e tyre, vendosmërinë për të dhënë më të mirën nga vetja dhe pa profesionalizmin që rrallë e gjen tjetërkund, Orion nuk do të ishte sot lider i cilësisë së ndërtimit.
Lediola Hoxhaj – Drejtoreshë Planifikimi & Strategjie Financiare
View this post on Instagram
13 vite më parë, Lediola Hoxhaj nisi rrugëtimin në Orion fillimisht si asistente administrative, një rrugëtim që do të pasohej më pas nga të tjera suksese, siç ishte drejtimi i Departamentit të Financës të cilin ajo e konsideron më të rëndësishmin dhe shënjuesin e karrierës së saj.
“Në Orion kam gjetur një familje të dytë, e cila më ka motivuar për t’u rritur profesionalisht dhe për të besuar që mund të arrij caqe që nuk i mendoja të lehta,” thotë ajo për punën në Orion, ku menaxhimi i financave dhe bashkërendimi i punës mes departamenteve është njëherësh sfidues dhe emocionues, çdo ditë.
Lediola përshkruhet nga kolegët si objektive, pozitive dhe e orientuar drejt zgjidhjeve e jo kritikave, ndërsa ajo vlerëson te skuadra e madhe e Orion integritetin, frymën tolerante por kërkuese, mungesën e kompromisit me mediokritetin dhe fokusin absolut te cilësia.
Që prej vitit 2009 kur ajo u bë pjesë e Orion, shumë gjëra kanë ndryshuar të cilat sot e frymëzojnë. “Rritja eksponenciale e Orion përpara syve tanë, mënyra si çdo ditë të gjithë përpiqen më shumë se dje, bëjnë më mirë se dje dhe realizojnë produkte të jashtëzakonshme, e bën Orion një vend të dashur për të gjithë ne dhe të dëshiruar nga kushdo që e sheh nga jashtë,” shprehet Hoxhaj.
Sotira Budo – Menaxhere Finance
View this post on Instagram
11 vjet në Orion janë një kohë e gjatë për të kuptuar sa e lidhur është Sotira me kompaninë, pjesë e së cilës u bë fillimisht si asistente ekzekutive, një punë që nisi si diçka e përkohshme dhe u zhvillua më tej në departamentin e financës.
Sotira përshkruhet nga kolegët si shumë bashkëpunuese, pozitive dhe përherë e përkushtuar për të përmbushur objektivat e përcaktuara, ndërsa ajo vlerëson te skuadra e saj pasionin për të gjetur zgjidhjen më të mirë për çdo sfidë a problem që mund të hasin gjatë punës.
“Gjatë këtyre viteve jam bërë nënë e dy fëmijëve dhe kjo jo vetëm që nuk më ka penguar, por më ka dhënë hapësirën dhe kohën e duhur për të përmbushur në mënyrën më të mirë të mundshme të qenit nënë dhe profesioniste. Çdo ditë ka qenë një rrugëtim sfidues dhe frymëzues ndaj sot Orion është jo vetëm një punë, por edhe një pjesë e rëndësishme se çfarë jam,” thotë ajo.
Për Sotirën, ashtu si për gjithë skuadrën e Orion, është frymëzuese të qenit pjesë e një brandi që përmes projekteve të shumta dhe vizionit të përbashkët për të dhënë më të mirë nga vetja, fuqizohet çdo vit e më shumë.
Edlira Basha – Drejtoreshë e Departamentit të Arkitekturës
View this post on Instagram
Për Edlirën, Orion është një realitet i çmuar në tregun e punës, vendas e më gjerë, ku njerëzorja dhe profesionalja stimulohen bashkërisht çdo ditë për të qenë më të mirë.
Rrugëtimi i saj në Orion nisi 10 vite më parë si arkitektja e vetme e kompanisë, ndërsa sot drejton një departament me 12 persona që përbëjnë 4 sektorë. “Sfida ime tashmë është që t’u krijoj atyre mundësinë që më është dhënë mua për të gabuar, mësuar dhe rritur duke sfiduar veten në mënyrë gjithëpërfshirëse,” thotë ajo.
“Uroj që shumë të rinj të përjetojnë në vetë të parë realitetin tonë, ku parimet e së drejtës, së vërtetës dhe meritokracisë janë udhëheqëse në biznes; realitetin ku sytë drejtohen gjithnjë nga vetja për të gjetur zgjidhje dhe zgjedhje.”
Për të, respekti për njeriun dhe jetën e tij, jo vetëm udhëheq punën e përditshme me produktin, por padyshim kontribuon në të voglën-të madhen tonë, për të krijuar një botë më të mirë.
Anisa Hysi – Drejtoreshë e Departamentit të Burimeve Njerëzore
View this post on Instagram
Në vitin 2010, Anisa ishte ndër klientet e para të projektit Tower Bridge 3, pa e ditur se tri vite më vonë do të bëhej pjesë e Orion, fillimisht si asistente ekzekutive. E diplomuar për Administrim Biznesi, Anisa ka qenë pjesë e strukturave të ndryshme të kompanisë, të cilat padyshim e kanë ndihmuar të rritet profesionalisht. Që prej vitit 2018, ajo drejton departamentin e Burimeve Njerëzore, të cilin e konsideron si vitin më të rëndësishëm të karrierës deri më sot.
“Kjo është një fushë që më bën ta dua punën çdo ditë, të dua njerëzit dhe të jem krenare që jam në shërbim të tyre për t’i parë të rriten e të zhvillohen, për veten dhe për Orionin. Kjo është filozofia të cilën e kam ndjerë që në ditën e parë në kompani,” thotë ajo. Çdo ditë e saj nis ndryshe, me projekte të reja, rekrutime, intervista, vlerësime të performancave, udhëtime dhe trajnime për stafin, por gjithmonë me entuziazëm për të dhënë më të mirën nga vetja.
Kolegët e përshkruajnë Anisën si një person të dashur, të duruar dhe të gatshme për të dëgjuar dhe trajtuar çdo problematikë dhe vlerësojnë tek ajo mënyrën korrekte dhe dashamirëse të ndërtimit të marrëdhënieve me njerëzit në Orion, ku aseti më i rëndësishëm është vetë njeriu. “Industria e ndërtimit është një industri e vështirë, shpeshherë e konsideruar si ‘industri burrash’, por unë kam fatin të punoj në një ambient të shëndetshëm që na frymëzon dhe motivon, me burra dhe gra të talentuar, të përkushtuar dhe kreativë,” thekson Hysi.
Shumë projekte të veçanta janë shtuar në Orion që prej kohës kur Anisa u bë pjesë më shumë se një dekadë më parë, projekte të cilat sot na frymëzojnë të gjithëve drejt një qëllimi të përbashkët: Lider të cilësisë së ndërtimit në Shqipëri.
Rudina Murati - Drejtoreshë Komerciale
View this post on Instagram
Pasi iu bashkua Orion në nëntor të vitit 2016 si Drejtoreshë Marketingu e më pas si Drejtoreshë Komerciale, Rudina ka qenë pjesë e tranzicionit të Orion nga një kompani e njohur për cilësinë në një kompani që sot zhvillon dhe ndërton projekte për çdo segment individësh dhe biznesesh.
Rudina përshkruhet nga kolegët si energjike dhe kërkuese, ndërsa ajo vlerëson te skuadra e saj faktin që respektojnë njëri-tjetrin dhe janë përherë bashkë dhe të orientuar drejt rritjes së mëtejshme e zhvillimit. “Unë e dua shumë punën që bëj, i kam dhënë shumë, por kam marrë po aq. Kam punuar për çdo projekt me shumë pasion dhe gjithmonë duke kërkuar më të mirën që mund të bëj unë dhe skuadra ime,” thotë ajo.
Për Muratin është vlerë që skuadra e saj u përcjell klientëve një projekt nga gjeneza në finalizim, bëjnë një rrugëtim të gjatë me ta dhe në fund u ofrojmë një shtëpi apo ambient biznesi të frymëzuar prej tyre.
“Kemi sjellë në Shqipëri një frymë të re të nivelit të zhvillimit dhe zbatimit të projekteve. Në çdo zonë ku kemi ndërtuar, kemi rritur standardin dhe cilësinë e jetës. I kemi dhënë një identitet të fortë secilit prej projekteve. Orion ka tashmë një komunitet solid klientësh dhe bashkëpunëtorësh, që i japin forcë brandit,” shton Murati.
Për të, është privilegj të qenit pjesë e një kompanie e cila në çdo detaj dhe hallkë të zinxhirit të vlerës, kërkon më të mirën dhe ka 0 kompromis me cilësinë.
Medea Nasho – Drejtoreshë e Departamentit Ligjor
View this post on Instagram
Rrugëtimi i Medeas në Orion, që nisi si një përpjekje për të provuar veten si juriste e re, do të shndërrohej në një nga historitë më domethënëse si për jetën e saj ashtu edhe për rezultatet e Orion. Sot, Medea është Drejtoresha e Departamentit Ligjor dhe e vesh këtë rol me punë dhe krenari.
Përvoja në Orion i ka dhënë mundësi që të fitojë veti dhe aftësi që e kanë përmirësuar si profesioniste dhe si njeri. “Si eksperte ligjore detyra ime nuk është vetëm të zgjidh problemet nga ana teorike, por të gjej dhe propozoj edhe zgjidhje praktike,” thotë ajo.
Kolegët e përshkruajnë Medean si dikush tek e cila mund të mbështeten, si një person të fortë që përcjell mirësi dhe vetëbesim. Korrektësia dhe përgjegjshmëria e saj janë në nivelet më të larta profesionale dhe krenari për ata që ajo përfaqëson.
“Pas gjithë këtyre viteve në Orion, nuk shoh vetëm një punë, por edhe një grup shoqëror, edhe një familje. Këto eksperienca njerëzore dhe profesionale do më mbesin të gdhendura përgjithmonë dhe tashmë janë edhe pjesë e vetes time,” shprehet ajo.
“Orion ka promovuar njerëzit dhe i ka dhënë vizionin e projekteve të së ardhmes, të shoqërisë ku jetojmë. Ka dhënë standard, e ka mbajtur dhe e ka çuar edhe më lart akoma. Kur zgjohemi, kur ecim në rrugë, kur flasim me të njohur dhe të panjohur e mbajmë kokën lart sepse e dimë që jemi pjesë e diçkaje shumë më të madhe, ku dhe ne kemi kontribuar për ta manifestuar.”
Maksim Hoxha – Drejtues teknik dhe Drejtues i Departamentit Teknik
View this post on Instagram
Maksi nisi rrugëtimin e tij në Orion në vitin 2011 si inxhinier zbatimi. Pas afro dy vitesh si drejtues i kantiereve të projekteve të rëndësishme të kompanisë, në vitin 2017 u bë drejtues teknik i Orion dhe gjithashtu drejtues i këtij departamenti.
Departamenti teknik përbëhet sot nga dy sektorë të rëndësishëm në realizimin e projekteve të Orion, sektori i inxhinierëve dhe sektori ndihmës.