-
MIRË SE VINI NË ROCAMARIS
Rocamaris është krijuar për ata që kërkojnë më shumë.
• Më shumë hapësirë.
• Më shumë qetësi.
• Më shumë lidhje me natyrën dhe peisazhin.
Një mënyrë jetese ku arkitektura hapet ndaj gjelbërimit, dritës dhe detit, duke krijuar një përvojë të veçantë të të jetuarit në rivierë.
-
Shqipëria mesdhetare
Në kryqëzimin e Adriatikut, Jonit dhe Mesdheut, Shqipëria është një vend ku natyra, historia dhe kultura takohen në një peizazh të jashtëzakonshëm.
Një vijë bregdetare mbresëlënëse, ujëra të kristalta, male që zbresin drejt detit, qytete historike dhe një trashëgimi kulturore e formuar ndër shekuj krijojnë një identitet të veçantë, autentik dhe gjithnjë e më tërheqës.
Ajo që e bën Shqipërinë veçanërisht tërheqëse është aftësia për të evoluar pa humbur karakterin e saj. Këtu, autenticiteti ende ndihet në peizazh, në arkitekturë, në kulturë dhe në mënyrën e jetesës.
Është një vend ku Mesdheu përjetohet ndryshe më i qetë, më natyral dhe ende me një ndjesi zbulimi.
-
Pozicionimi i Rocamaris
Një adresë strategjike në zemër të Rivierës Shqiptare. E vendosur në bregdetin jugor të Shqipërisë, në Dhërmi, në territorin e Bashkisë Himarë, zona e Rocamaris shtrihet përgjatë vijës së thyer dhe spektakolare të Jonit, në një pozicion që ndërthur bukurinë natyrore me potencialin e zhvillimit.
Vetëm 5 minuta me makinë nga qendra historike e Dhërmiut, Rocamaris ofron një ekuilibër të rrallë mes privatësisë dhe aksesit. Pozicioni i tij mundëson lidhje të lehtë me disa prej qendrave kryesore të vendit:
• 2 orë e 30 minuta nga Tirana
• 1 orë nga Vlora
• 1 orë e 45 minuta nga Saranda
Aksesueshmëria e destinacionit plotësohet nga portet e Vlorës dhe Sarandës, aeroporti ndërkombëtar i Tiranës dhe Aeroporti i Vlorës, duke e afruar Rivierën Shqiptare gjithnjë e më shumë me vizitorët ndërkombëtarë.
I pozicionuar në një nga zonat më tërheqëse të bregdetit shqiptar, Rocamaris për ton nga kombinimi i peizazhit, aksesueshmërisë dhe potencialit të një destinacioni në zhvillim.
-
Shqipëria, destinacion natyror e kulturor
E shtrirë përgjatë brigjeve të Adriatikut dhe Jonit, Shqipëria është një mozaik i pasur natyre, historie dhe kulture.
Nga plazhet e kristalta dhe gjiret e fshehura, te malet madhështore dhe peizazhet e paprekura, vendi ofron një harmoni të rrallë mes detit, natyrës dhe trashëgimisë.
Qytetet plot jetë, gastronomia mesdhetare, kështjellat shekullore dhe qendrat historike, të mbrojtura nga UNESCO, krijojnë një destinacion ku çdo udhëtim sjell një përvojë të re.
-
Dhërmiu, perla e Rivierës Shqiptare
I vendosur mes shpatit të malit të Çikës dhe ujërave të kaltër të Jonit, Dhërmiu është një nga peizazhet më mbresëlënëse të Rivierës Shqiptare.
Këtu, mali takohet me detin, gjelbërimi zbret drejt bregut dhe horizonti hapet në një panoramë që krijon një ndjesi të rrallë hapësire, qetësie dhe privatësie.
Përtej bukurisë së tij natyrore, Dhërmiu po përjeton një transformim të rëndësishëm, duke u kthyer gradualisht në një destinacion të ri për një mënyrë jetese më të ra nuar, më të lidhur me natyrën dhe me Mesdheun.
Është pikërisht kjo ndërthurje mes peizazhit, pozicionit dhe potencialit që e bën Dhërmiun një nga adresat më interesante të brezit të ri të zhvillimit të Rivierës Shqiptare.
-
Destinacion rezidencial premium
Rocamaris është një destinacion rezidencial premium në Dhermi, i konceptuar rreth një ideje të thjeshtë: më shumë hapësirë për natyrën, më shumë privatësi dhe një mënyrë më të ra nuar për të përjetuar Rivierën.
I shtrirë në një peizazh ku gjelbërimi, mali dhe deti krijojnë një harmoni të rrallë, Rocamaris është konceptuar si një destinacion me densitet të ulët, ku arkitektura integrohet natyrshëm me mjedisin.
Vila, townhouses dhe apartamente bashkohen ne nje masterplan me densitet te ulet, te plotesuar nga hoteleria, mireqenia, aktivitetet sportive dhe hapesirat e gjelberuara
-
Njollë ndërtimi minimale
Çdo element i Rocamaris është konceptuar si pjesë e një destinacioni të vetëm, ku rezidencat, peizazhi, hoteleria dhe aktivitetet lidhen natyrshëm me njëra-tjetrën.
Vetëm 20% e sipërfaqes së zhvillimit i dedikohet ndërtimit.
80% e hapësirës mbetet e lirë për natyrën për gjelbërim, kopshte private dhe të përbashkëta, hapësira të hapura dhe zona të dedikuara për të jetuar e përjetuar destinacionin.
Ky raport krijon një zhvillim me densitet të ulët, ku ndërtesat nuk dominojnë peizazhin, por integrohen në të.
Më pak ndërtim.
Më shumë natyrë.
Më shumë hapësirë për të jetuar.
-
Vilat 1 katëshe
Vilat e Rocamaris janë konceptuar në një nivel të vetëm, duke krijuar një lidhje të natyrshme mes ambienteve të brendshme, kopshteve dhe peizazhit.
Tre ane të vilave karakterizohen nga sipërfaqe të gjëra xhami, duke sjellë dritë, gjelbërim dhe peizazh në qendër të përvojës së jetesës. Çdo vilë është pozicionuar për të ruajtur një këndvështrim të lirë drejt detit dhe rrethohet nga një kopësht privat i bollshëm, me pemë dhe gjelbërim që krijojnë hije, privatësi dhe një vazhdim natyral të hapësirës së jetesës.
-
-
Apartamente
Apartamentet e Rocamaris janë konceptuar me ndjesinë e një shtëpie private, me hyrje individuale, ballkone dhe lidhje të drejtëpërdrejtë vizuale me detin.
Më pak kompleksitet.
Më shumë përvoje.
Për ata që duan të përjetojnë Rivierën me komoditetin, privatësinë dhe shërbimet e një destinacioni të plotë.
-
-
-
-
Rezervo një takim