Duke patur si qëllim që të kemi në çdo hapësirë maksimumin e mundshëm të dritës dhe ventilimit natyral, vetratat janë një element shumë i rëndësishëm në projektet tona, prandaj kemi përzgjedhur me kujdes vetratat duke garantuar njëkohësisht siguri, funksionalitet dhe estetikë në bashkëpunim me partnerë të mirënjohur në gjithë Europën.
Elementi i përzgjedhur nga ne është alumin termik, dopio xham me shtresë të ndërmjetme me gaz argon 90%, në profil 24 mm.
Izolim perfekt termik me përçues termal në koeficientin: 2.2 – 2.8 W/(m2K) (EN 10077-2:2003-10).