+355 69 700 40 40 Rezervo një takim Vende Vakante

English

  • Rreth nesh
  • Projektet
  • Teknologji
  • Partnerët
  • Aktivitete
  • Kontakt
  • Rreth nesh
  • Projektet
  • Teknologji
  • Partnerët
  • Aktivitete
  • Kontakt
  • Rreth nesh
  • Historiku
  • Vlerat
  • Filozofia
  • Arkitektët dhe Studiot
  • Burime Njerëzore
  • Vende Vakante
  • Historiku
  • Vlerat
  • Filozofia
  • Arkitektët dhe Studiot
  • Burime Njerëzore
  • Vende Vakante
  • Projektet
  • Teknologji
  • Fasada e ventiluar
  • Vetrata
  • Muret perimetrale dhe ndarës
  • Instalimet elektrike dhe hidrosanitare
  • Rifiniturat
  • Sistemi ngrohje-ftohje
  • Dyert
  • Sistemi i ashensorëve
  • Izolimi akustik
  • Fasada e ventiluar
  • Vetrata
  • Muret perimetrale dhe ndarës
  • Instalimet elektrike dhe hidrosanitare
  • Rifiniturat
  • Sistemi ngrohje-ftohje
  • Dyert
  • Sistemi i ashensorëve
  • Izolimi akustik
  • Partnerët
  • Aktivitete
  • Kontakt

Green Valley

  • Projekti

     Mirë se vini në Green Valley, në oazin e gëzimit!

     

    Green Valley është një rezidencë ekskluzive që prezanton një koncept unik dhe avangard të kuruar nga arkitekti i mirënjohur zviceran, Davide Macullo.

     

    Njihuni më tej me projektin që padyshim vulën e rezidencës më origjinale dhe premium në Tiranë.

     

    Zbuloni një rezidencë ku arkitektura e jashtëzakonshme, ekskluziviteti i pakrahasueshëm dhe përvojat e paharrueshme bashkohen për të përcjellë më të mirën e jetës luksoze.

  • Koncepti

    Green Valley nuk është thjesht një rezidencë, por një koncept i krijuar me kujdes që shtrihet në tre faza: Green Valley 1, Green Valley 2 dhe Green Valley 3.

     

    Në zemër të këtij koncepti është ideja e propozuar nga arkitekti Davide Macullo: një simbiozë mes sipërfaqeve të brendshme me organizim optimal dhe oborreve të gjelbra të jetueshme në çdo stinë, të cilat vijnë si zgjatime të hapësirave të brendshme.

     

    Në këtë projekt vizionar, ne guxojmë të kalojmë çdo rezidencë, duke ju ofruar një udhëtim magjepsës drejt një oazi qetësie. Çdo detaj i Green Valley është projektuar dhe ndërtuar për të siguruar komoditetin dhe lirinë maksimale, duke përmirësuar çdo moment të jetës suaj të përditshme.

     

    Hyni në një mbretëri ku hapësirat e brendshme dhe të jashtme bashkëjetojnë në harmoni të përsosur, duke ju lejuar të shijoni bukurinë e natyrës, privatësinë dhe qetësinë e apartamentit apo vilës suaj.

  • Vendndodhja

    I vendosur në një nga zonat më të gjelbra dhe të bukura të Tiranës, Green Valley krenohet me një vendndodhje të lakmuar dhe magjepsëse.

     

    Me pamje nga Parku i Madh i Liqenit dhe nën këmbët e kodrave panoramike të Selitës, "Green Valley" ju ofron lidhje direkte me akset kryesore të qytetit, mundësi për tranport publik dhe distancë të pranueshme për levizje në këmbë.

     

    Përjetoni më të mirën e të botëve në Green Valley: peizazhet më të gjelbra dhe më mahnitëse të qytetit, të kombinuara me lehtësinë e aksesit në gjithçka që Tirana ka për të ofruar.

     

     

    Shiko vendodhjen në Google Maps
  • Apartamente premium

    Green Valley ofron një realitet të prekshëm ku mund të kënaqeni me bukurinë e natyrës pa hequr dorë nga jeta urbane.

     

    E përbërë nga 49 apartamente premium të organizuara në 8 godina me 3 kate, të cilat propozohen kryesisht 2 apartamente në kat, Green Valley garanton qetësinë larg ritmit të shpejtë dhe të zhurmshëm të Tiranës, frymëzimin për t’u lidhur me natyrën, relaksin në një shtëpi që ju mbush me energji në çdo detaj.

     

    Avantazhet e apartamenteve premium:

     

    • Investim 100% i sigurt dhe me vlerë të shtuar në kohë
    • Komunitet i përzgjedhur banorësh
    • Organizim optimal i çdo hapësire
    • Apartamente të orientuar nga tre anë, maksimumi i dritës dhe diellëzim i plotë
    • Apartamente me oxhak
    • Kuzhinë tërësisht e zonuar dhe me ajrosje natyrale
    • Dhomë matrimoniale me garderobë
    • Dhoma gjumi komode në hapësirë
    • Dy tualete me ajrim natyral

     

    Të jetosh në apartament, pa u kushtëzuar nga hapësirat, në zemër të natyrës, ky është realitet i prekshëm vetëm në Green Valley.

  • Vila

    Përjetoni mishërimin e jetesës luksoze në vilat mono dhe bi-familjare të Green Valley, të vendosura në parcela që variojnë nga 275 deri në 678 metra katrorë.

     

    Vilat e Green Valley garantojnë thelbin e një jetese të rafinuar, duke premtuar një standard të lartë luksi dhe komoditeti.

     

    Avantazhet e vilave në Green Valley:

     

    • Vilat në Green Valley kanë zonën e ditës të propozuar në katin 0 dhe zonën e natës në katin +1.

    • Këndi i shikimit të çdo vetrate është i studiuar me kujdes dhe hapësira të ketë ndriçim maksimal mes vetratave të larta që vazhdojnë në të dy katet.

    • Secila prej vilave është menduar me 2-3 poste parkimi të jashtme të mbuluara me strukturë të lehtë.

    • Kati nëntokë është i ventiluar në mënyrë natyrale dhe mund të përdoret për disa funksione si home cinema, lavanteri, kantinë dhe magazinim.

     

    Të dizejnuara nga arkitekti i njohur zviceran Davide Macullo, vilat e rezidencës përmbajnë elemente të hijshme skulpturore, çka i bën të lakmueshme për këdo që kërkon një tjetër standard jetese.

     

    Në vilat e Green Valleu ju do të përjetoni një stil të ri jetese, ku do të jeni gjithnjë të motivuar falë hapësirave të bollshme, privatësisë, gjelbërimit përreth, mjedisve rekreative dhe ajrit të pastër.


    Green Valley, streha e një jete të përsosur.

  • Hapësirat

    Në oazin e qetë të Green Valley, të rrethuara nga pemë të harlisura dhe kopshte private dhe publike, hapësirat në Green Valley ju ofrojnë një përzierje harmonike të jetesës së brendshme dhe të jashtme.

     

    Vilat rrethohen nga gjelbërimi dhe pemët, në secilën prej tyre hapësira e jashtme është një tejzgjatje e hapësirës së brendshme dhe ka një funksion. Apartamentet në katin 0 janë të rrethuar nga kopshtet private në të gjithë drejtimet, për të dhënë lidhjen më të ngushtë me natyrën.

     

    Në Green Valley, ne besojmë se një shtëpi duhet të jetë më shumë se vetëm katër mure. Shtëpia duhet të jetë një vend i shenjtë ku natyra ndërthuret me jetën moderne, duke ju lejuar të shpëtoni nga ritmi i shpejtë dhe i zhurmshëm i jetës së përditshme dhe të përqafoni një përvojë të paharrueshme e aspak monotone.

  • Gjelbërimi

    Green Valley na jep ndjesinë e "një shtëpie në mes të një pylli të vërtetë", ku godinat janë të rrethuara me pemë të larta dhe kopshte private e publike.

     

    Vilat rrethohen nga gjelbërimi dhe pemët, në secilën prej tyre hapësira e jashtme është një tejzgjatje e hapësirës së brendshme dhe ka një funksion.

     

    Apartamentet në katin 0 janë të rrethuar nga kopshtet private në të gjithë drejtimet, për të dhënë lidhjen më të ngushtë me natyrën.

  • Teknologjia

    Në Green Valley, ne kemi zbatuar teknologjinë më të fortë ekologjike për të siguruar standardet më të larta që sigurojnë projekte miqësorë me mjedisin.

     

    Në Green Valley, ne besojmë se jeta luksoze nuk duhet të jetë në dëm të mjedisit. Duke përfshirë teknologjinë e avancuar ekologjike, ne kemi krijuar një përvojë jetese harmonike dhe miqësore me mjedisin për banorët tanë, ku komoditeti, cilësia dhe qëndrueshmëria shkojnë krah për krah.

     

    • Termo-izolim të plotë
    • Zë-izolim të plotë
    • Sistem qendror ngrohje - ftohje të ajrit
    • Sistem qendror ngrohje të ujit

  • Faza aktuale e punimeve

    Ndiqni videon e shkurtër për t'u informuar më shumë mbi projektin, si edhe për fazën aktuale të punimeve.

  • Rezervo një takim

Rruga e Kosovarëve, Orion Business Center, Kati 1, Tirana, Albania

© 2023 Copyright Orion shpk

+355 69 700 40 40
Created by by MEDIADESK

Projekte

  • Dhërmi
  • Park Avenue
  • River Residence
  • Green Valley
  • Orion Business Center
  • Porta e Gjelbër
  • Orion 3
  • Tower Bridge 4
  • Tower Bridge 3
  • Tower Bridge 2
  • Tower Bridge 1
  • Port View
  • Dinamo 2
  • Dinamo 1

Kompania

  • Historiku
  • Vlerat
  • Filozofia
  • Arkitektët dhe Studiot
  • Burime Njerëzore
  • Vende Vakante
  • Politika e Privatësisë
  • Të drejtat e Përdorimit
  • Na kontaktoni

Mundësi investimi

Bëhu pjesë e listës së miqve të përzgjedhur dhe njoftohu i pari për mundësi fantastike investimi në projektet e Orion.

LinkedIn