+355 69 700 40 40 Rezervo një takim Vende Vakante

English

  • Rreth nesh
  • Projektet
  • Teknologji
  • Partnerët
  • Dëshmi klientësh
  • Aktivitete
  • Kontakt
  • Rreth nesh
  • Projektet
  • Teknologji
  • Partnerët
  • Dëshmi klientësh
  • Aktivitete
  • Kontakt
  • Rreth nesh
  • Historiku
  • Vlerat
  • Filozofia
  • Arkitektët dhe Studiot
  • Burime Njerëzore
  • Vende Vakante
  • Historiku
  • Vlerat
  • Filozofia
  • Arkitektët dhe Studiot
  • Burime Njerëzore
  • Vende Vakante
  • Projektet
  • Teknologji
  • Fasada e ventiluar
  • Vetrata
  • Muret perimetrale dhe ndarës
  • Instalimet elektrike dhe hidrosanitare
  • Rifiniturat
  • Sistemi ngrohje-ftohje
  • Dyert
  • Sistemi i ashensorëve
  • Izolimi akustik
  • Fasada e ventiluar
  • Vetrata
  • Muret perimetrale dhe ndarës
  • Instalimet elektrike dhe hidrosanitare
  • Rifiniturat
  • Sistemi ngrohje-ftohje
  • Dyert
  • Sistemi i ashensorëve
  • Izolimi akustik
  • Partnerët
  • Dëshmi klientësh
  • Aktivitete
  • Kontakt

Aktivitete

Rreth ekspozitës “On Reading”

“Një foto mund të shprehë një humanizëm universal, ose thjesht të shpalosë një të vërtetë prekëse dhe delikate duke ekspozuar një pjesë të jetës që përndryshe kalon pa u vënë re” – Steve McCurry.

Fotografi i jashtëzakonshëm amerikan Steve McCurry, i vlerësuar me çmimet më prestigjioze, ishte në qendrën COD - Center for Openness and Dialogue të Tiranës prej datës 4 Qershor deri në 31 korrik. Me mbështetjen e Orion Construction si sponsor kryesor, ekspozita solli 71 foto të përzgjedhura nga artisti, së bashku me kuratorët Biba Giaccbetti dhe Peter Bottazzi.

Kjo është ekspozita e tij më gjithëpërfshirëse dhe sjellja e saj në Tiranë ishte jo vetëm një vlerësim për punën fantastike të fotografit, por edhe një thirrje për rëndësinë e fotografisë si ruajtëse e momenteve në përjetësi. Konkretisht, në këtë ekspozitë, ajo që ruhet përjetësisht, është të lexuarit; ai momenti ku asgjë tjetër nuk ekziston përveç botës së krijuar në mendjen e lexuesit nga fuqia e librit.

Ekspozita ishte një homazh për bukurinë dhe joshjen e leximit, një përjetësim i nevojës për të lexuar nga të rinjtë, të moshuarit, të pasurit, të varfërit, në mes të katastrofave natyrore dhe njerëzore, në çdo cep të botës, në një periudhë prej katër dekadash të udhëtimeve të fotoreporterit. Imazhet magjepsëse të McCurry-it janë një e vërtetë e fuqisë së fjalës së shkruar. Një provë se si leximi ka fuqinë të na largojë nga realiteti i hidhur, nga e tashmja që nuk e kontrollojmë dot, për të na transportuar në një realitet që ekziston vetëm në rreshtat e shkruar.

Fotografi që shpesh duken surrealiste paraqesin lexuesin pa asnjë filter, i ulur pranë ndërtesave të shkatërruara, me fytyrën e mbushur plot kureshtje për të zbuluar më shumë, i relaksuar në pragun e shtëpisë, ditën, natën, në punë, në biblotekë, nga Amerika në Afganistan e në Afrikë. Imazhet sjellin heshtjen dhe zhurmën e këtyre momenteve të pavdekshme.

Sepse McCurry nuk fotografon vetëm magjinë e leximit, por portretet e njerëzve që shfaqin emocionet e asaj që po ndodh rreth tyre. Me fotot e tij ai dëshmon historinë e një vendi, një kohe, një bote tjetër që krijon pashmangshmërisht nevojën për t’u arratisur nga një realitet i hidhur. Dhe e gjitha kjo mund të përjetohet përsëri e përsëri, thjesht me një vështrim të këtyre fotove të pavdekshme.

Ekspozita ishte vazhdimësi e një sërë aktivitetesh social-kulturore, të cilat Orion Construction prej kohësh i mbështet me shumë dashamirësi.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Orion Construction (@orion.construction)

Të tjera

Coaching M’Elidën

Lexo shkrimin

'Shitja dhe negociatat' me Bruno Augustoni

Lexo shkrimin

Rruga e Kosovarëve, Orion Business Center, Kati 1, Tirana, Albania

© 2023 Copyright Orion shpk

+355 69 700 40 40
Created by by MEDIADESK

Projekte

  • Dhërmi
  • Park Avenue
  • River Residence
  • Green Valley
  • Orion Business Center
  • Porta e Gjelbër
  • Orion 3
  • Tower Bridge 4
  • Tower Bridge 3
  • Tower Bridge 2
  • Tower Bridge 1
  • Port View
  • Dinamo 2
  • Dinamo 1

Kompania

  • Historiku
  • Vlerat
  • Filozofia
  • Arkitektët dhe Studiot
  • Burime Njerëzore
  • Vende Vakante
  • Politika e Privatësisë
  • Të drejtat e Përdorimit
  • Na kontaktoni

Mundësi investimi

Bëhu pjesë e listës së miqve të përzgjedhur dhe njoftohu i pari për mundësi fantastike investimi në projektet e Orion.

LinkedIn