Sistemi i kondicionimit ngrohje – ftohje me sistemin multi split përfshihet në instalimet e fshehura të çdo njësie duke i dhuruar një vlerë të shtuar apartamentit.
Sistemi Multisplit aktualisht sistemi më efiçent ofron kontroll të të gjithë hapësirave të apartamentit duke kontrolluar temperaturën në mënyrë të pavarur në secilën prej tyre.
Ju keni mundësinë të lidhni disa pajisje të brendshme kondicionimi me vetëm një pajisje të jashtme, duke kursyer kështu hapërsirë të konsiderueshme. Ndërkohë ky sistem siguron efiçencë të plotë dhe në hapësira të mëdha lineare, për shkak të tubacioneve të instaluara.
Instalimi i fshehur, i kryer që në fazën e ndërtimit, siguron ruajtjen e objektit nga ndërhyrje të mëvonshme në fasadë apo mure.