Elementi më i spikatur teknik dhe estetik i projekteve të Orion është përdorimi i fasadës së ventiluar, e cila rrit në mënyrë të ndjeshme standardin e jetesës në rezidencat tona.
Fasada e ventiluar ose fasada me “lëkurë të dyfishtë” është sistem që mbështjell objektin me dy shtresa të jashtme, të cilat ndahen nëpërmjet një dhome ajri.
Përfitimet e këtij sistemi janë të dyfishta:
1. Jetëgjatësi dhe qëndrueshmëri maksimale e objektit pasi sigurohet mbrojtje e lartë nga faktorët klimaterikë, kimikë dhe fizikë. Shtresa e brendshme e fasadës është gjithmonë e mbrojtur nga shiu, era dhe çdo element tjetër.
2. Shpenzim minimal energjie për ruajtjen e temperaturës konstante në ambient, duke kursyer ndjeshëm faturat tuaja të energjisë elektrike. Shtresa e brendshme e fasadës nuk ka ekspozim direkt me ambientin e jashtëm duke ulur shumë përcjellshmërinë e temperaturës.
Izolimi akustik, shtresa e dyfishtë dhe dhoma e ajrit, ulin në mënyrë të ndjeshme përcjelljen e zhurmave nga jashtë – brënda.