
River Residence: 5 tipare të një rezidence të denjë për një jetë të këndshme në kryeqytet
Në projektet rezidenciale, Orion Construction ka arritur standarde si askund tjetër për një jetesë cilësore, duke u bazuar në eksperiencën afro 25-vjeçare të kompanisë dhe këmbënguljen për të sjellë përherë risitë më të fundit në teknologjinë e ndërtimit.
Blerja e një apartamenti është një nga investimet më të rëndësishme në jetën e dikujt; në të shumtën e rasteve, është investimi më i madh i jetes. Prandaj, lind pyetja: Cfarë duhet të keni parasysh kur ndërrmeni një investim të rëndësishëm?
Gërshetimi simbiotik i jetës rezidenciale dhe shërbimeve tregtare ka vërtetuar se ka avantazhe ekonomike dhe sociale, sidomos në zonat në zhvillim e sipër të Tiranës, ku prezenca e shërbimeve ndikon rrënjësisht në cilësinë e jetësës së banorëve!
1. Aksesi
Aksesueshmëria, nga pikat kryesore të qytetit përbën një nga avantazhet kryesore kur bëhet fjalë për shtëpinë tuaj të ardhshme apo dhe biznesin. River Residence pozicionet në dalje të unazēs, buzë bulevardit Migjeni dhe Zhan D'Ark, vetëm një shëtitje në këmbë nga zona e njohur e 21 Dhjetorit, lehtësisht të aksesueshme dhe nga qendra e kryeqytetit.
2. Orientimi
Nuk do të dëshironit sa më pak hyrje në kat, duke evituar korridoret e gjatë e të zymtë? Në River Residence, hapësira është projektuar në formë U, duke ofruar mundësinë që të gjithë apartamentet të kenë orientime në të paktën dy drejtime, e përkthyer në ambient plot dritë dhe ajrosje natyrale, mbi të gjitha në tualet (ëndrra e çdo shqiptari viteve të fundit).
3. Ambiente të jashtme të cilat prioritizojnë privatësinë e apartamenteve!
Veçoria e këtij projekti? Elementi i ballkoneve të mbyllur të cilët janë projektuar me shumë kujdes për t’i dhënë secilit prej apartamenteve një pamje sa hapur drejt qytetit duke evituar përballjen e drejtpërdrejtë me fqinjët tuaj! Mos harroni që pandemia, përforcoi domosdoshmërinë e një ambienti të jashtëm në shtëpi dhe ballkonet janë zgjidhja ideale për ditët plot diell dhe temperatua të larta që Mesdheu ofron, kështu mundet t’i shijoni përgjatë gjithë vitit!
4. Ambiente të përbashkëta re-kreative
Një projekt ku ambientet rekreative, tregtare dhe ato të përbashkëta furnizojnë gjallërinë në të gjithë kompleksin, duke krijuar një ambienti ideal për të shijuar jetën tuaj! Ambiente që stimulojnë shumëllojshmërinë e aktiviteve dhe fantazinë e lojrave të fëmijëve tuaj!
5. Potenciali
Në ditët e sotme, ia vlen të zgjedhësh një rezidencë ku vlera e investimit tuaj rritet! Projekti, materialet, shërbimet, aksesi, vendndodhja, dhe mbi të gjitha potenciali i zhvillimit të zonës në tërësi janë karakteristikat kryesore të një investimi të denjë!
River Residence, projekt simbol i një zone të re urbane, ku cilësia e jetës është synimi kryesor.
Të tjera
